LAJMI I FUNDIT:

Berlini pa vetura? Ne duam që njerëzit të mund të flenë me dritare të hapura

Berlini pa vetura? Ne duam që njerëzit të mund të flenë me dritare të hapura

Në shkurt do të merret një vendim nëse Berlini do të bëhet një qytet pa makina.

Tre miq dolën me idenë e një Berlini pa makina në vitin 2019. Ata themeluan grupin Volksentscheid Berlin Autofrei dhe filluan të promovojnë idenë e kufizimit të makinave brenda qytetit.


Së shpejti u nis një peticion, i cili mblodhi më shumë se 50,000 nënshkrime vitin e kaluar. Ideja tani po shqyrtohet nga Senati i Berlinit dhe së shpejti do të merret një vendim. Nëse propozimi miratohet, Berlini do të “pastrohet” pothuajse plotësisht nga makinat.

Shërbimet e urgjencës, kompanitë e shërbimeve, si dhe taksitë dhe mjetet e dërgesës do të kenë të drejtë të lëvizin. Gjithashtu, përmes programeve të ndarjes së makinave, banorët mund të përdorin herë pas here makina.

Sipas raportit të fundit të vitit 2014, rreth 58 për qind e hapësirës së trafikut në qytet është e rezervuar për makina.

Nga ana tjetër, vetëm 3% e hapësirës i dedikohet biçikletave, të cilat përbëjnë 15% të trafikut në Berlin.

“Ka të bëjë sa me mjedisin tonë të afërt, aq edhe me mjedisin në tërësi”, i tha Guardian bashkëthemeluesja Nina Noble.

“Ne të gjithë duam të jetojmë, të marrim frymë dhe të luajmë së bashku. Ne duam që njerëzit të mund të flenë me dritaret e hapura dhe fëmijët të luajnë përsëri në rrugë. Gjyshërit duhet të jenë në gjendje të ngasin biçikletat e tyre të sigurt dhe të kenë shumë stola për të luajtur dhe për të pushuar”, u shpreh Noble. /Telegrafi/