LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Vizita në Berlin, rezultati më i madh politik dhe dita më e vështirë politike e Haradinajt (Video)

Berisha: Vizita në Berlin, rezultati më i madh politik dhe dita më e vështirë politike e Haradinajt (Video)

Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, e ka vlerësuar lartë vizitën e kryeministrit Ramush Haradinaj në Berlin duke e cilësuar si “rezultatin me të madh politik të Haradinajt” prej marrjes së detyrës.

Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se takimi i sotëm i Haradinajt me kancelaren gjermane, Angela Merkel është i veçantë pasi Gjermania ka marrë një rol kyç në dialogun Kosovë-Serbi.

“Kosova sot ka përfituar shumë dhe i ka hapur rrugën vetit për t’u bërë pjesë e proceseve në të cilat ka përkrahjen e Gjermanisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëvendësministri i Jashtëm e ka konsideruar këtë vizitë të Haradinajt si rezultatin më të rëndësishëm prej kur e ka marrë detyrën në krye të Qeverisë.

“Sa i përket Kryeministrit, mendoj që ky është rezultati më i madh politik prej se është në funksion. Por, mendimi im personal është se kjo ka qenë dita më e vështirë politike, pasi të futesh në agjendën gjermane është përgjegjësi, një gjë që nuk ka ndodhur me liderët e rajonit”.

“Edhe të tjerët në faza kanë pasur mundësi [të futen në agjendat gjermane], por që rrugës e kanë humbur. Çka është më e rëndësishmja, kjo është mundësi për vet kryeministrin por edhe për Kosovën që të futemi nën ombrellën gjermane e që nënkupton rregulla, standarde, principe të forta dhe që hapin rrugën për integrime euro-atlantike”, tha ndër të tjera Anton Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori