LAJMI I FUNDIT:

“Berisha do të dënohet dhe del nga politika”, avokati Ngjela: Duhet bashkimi i të djathtës

“Berisha do të dënohet dhe del nga politika”, avokati Ngjela: Duhet bashkimi i të djathtës

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Brekaing” në Top Channell deklaroi se Sali Berisha do të dënohet dhe më pas do të dalë nga politika. 

Ai tha se e djathta duhet të rigrupohet në një kongres, ndryshe nuk do të mundë të rivalizojnë PS-në.


Ndër të tjera avokati deklaroi se sipas ekspertëve të huaj, me të cilët ka biseduar, në zgjedhje opozita del me 17-18 për qind të votave.

“E djathta duhet të rigrupohet. Nuk ka ombrellë, është kongres. PD-ja duhet të bëjë kongresin e ribashkimit dhe të nxjerrë ekipin e vet. Me njerëz të iluminuar, por edhe shqiptarë nga diaspora me pozicione, atëherë edhe e merr pushtetin, por kështu lodhet kot. E djathta ka nevojë për ide. Nuk ka nevojë për lehje, ide. Idetë e çorientojnë opinionin publik sepse shumica e këtyre është kompakte. Unë e di se çfarë kam hequr për t’i mundur ata.

Shoqëria është e majtë, për arsye që dihen. Ne duhet që në këto momente, politikanët që janë në parlament dhe duan ndryshimin e gjendjes, duhet patjetër që të bëjnë këtë gjë, të bëjnë bashkimin. Bashkimi i të djathtës në një kongres. Ai e sjell gjendjen në një konkurrencë normale kundër socialistëve, se ata janë të pamposhtur. Kam biseduar me ekspertë të huaj, 17-18% del e djathta nga sondazhet.

Ata do ta bëjnë bashkimin sepse do të dënohet Berisha, e do të dalë nga politika. Por, a do të kenë kohë? Unë jam avokat, nuk mund të jem për dënime, por e pashë akuzën. Është flagrancë. Do të dënohet, qoftë edhe me muaj. Ikën nga politika”, është shprehur Ngjela. /Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori