LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Sulmet kibernetike të influencuara nga Rusia përmes Serbisë

Institucionet e Kosovës, mediat dhe biznese të ndryshme ditëve të fundit kanë qenë cak i sulmeve kibernetike. Disa ueb faqe të institucioneve të vendit, mediave dhe bizneseve ishin cak i sulmeve kibernetike. Deputeti Bekë Berisha, (AAK), njëherësh kryetar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, thotë se këto sulme janë të influencuara nga Rusia  edhe përmes Serbisë.

Në ditët kur po ndodhin sulmet kibernetike Qeveria e Kosovës të mërkurën miratoi Projektligjin për Sigurinë Kibernetike.


E sa i përket këtyre sulmeve, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, njëherësh kryetar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, tha për Telegrafin se këto sulme janë të influencuara nga Rusia, edhe përmes Serbisë.

Berisha tha se është në dijeni që disa institucione të vendit janë sulmuar. Mirëpo, siç tha ai, ekspertët ende nuk e kanë bërë një definicion të luftës hibride.

“E di që ndodhin herë pas here. E di që ndodhin në luftën hibride e financuar dhe influencuar nga Rusia edhe përmes Serbisë. E di që janë sulmuar Telekomi, portale, bizneset, etj. Kjo është luftë hibride, e cila është shumë dimensionale dhe kjo paraqitet me dezinformim, me pengesa kibernetike, në rrjete sociale me media… Ekspertët ende nuk e kanë bërë një definicion të luftës hibride”, ka thënë për Telegrafin.

Berisha po ashtu tha se Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Sigurinë Kibernetike.

Projektligji për Sigurinë Kibernetike

Sipas tij, Komisioni të cilin ai e kryeson nuk ka rol efektiv, por siç u shpreh, mund ta paralajmërojnë dhe të kërkojnë zbatueshmërinë e ligjit.

“Si duket duan të bëjnë një agjencion që do të kujdeset për këto sulme kibernetike. Ne nuk kemi rol efektiv, mund ta paralajmërojmë dhe të kërkojmë zbatueshmërinë e ligjit”, ka thënë ndër të tjera,  Berisha.

Edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës për Telegrafin, ka thënë se sulmet kibernetike janë shqetësim i të gjitha kombeve e shteteve.

Sipas tij, lufta kibernetike çdo ditë e më shumë po avancon dhe po shfaqet si një dimension i ri që mund të ndikojë dhe në interesat e sigurisë nacionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori