LAJMI I FUNDIT:

Berisha, Thaçit: Suksesin e ambicieve personale e keni dëshmuar ju

Berisha, Thaçit: Suksesin e ambicieve personale e keni dëshmuar ju

Ali Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit, Hashim Thaçi i cili ka thënë se qytetarët s’duhet të mbesin të izoluar për ambicie personale e partiake të politikanëve.

Berisha është shprehur se suksesin e ambicieve personale e ka dëshmuar Thaçi dhe askush tjetër.


Lexoni të plotë deklaratën e Berishës:

“Suksesin e ambicieve personale z. President e keni dëshmuar vetëm ju dhe askush tjetër!

Si është e mundur që ju arritët ta mobilizoni votën tuaj për President, por nuk arritët ta bënit Kosovën me ushtri?! Kjo dëshmon më së miri prirjen tuaj dhe ambiciet e pastra personale duke nëpërkëmbur në vazhdimësi interesat shtetërore.

Sa i përket liberalizimit të vizave jeni pikërisht ju fajtori kryesor i cili para se ta vendosnit nënshkrimin në marrëveshjen për demarkacionin, keni qenë të obliguar që në bazë të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës,  të njoftonit deputetët mbi procesin në tërësi.

Edhe këtë e mënjanuat për interesa personale dhe grupore!

Nuk është aspak e ndershme, që ju si gjenerator i gjitha të këqijave në vend, ta luani rolin e një jashtëtokësori, duke u sjellë si një emisar special në një vend me plotë befasi të trishta dhe në këtë, vetëm ju po jeni të befasuar se sa keq na qenka Kosova!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori