Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, ka thënë se e kanë përcjellë me shqetësim sulmin terrorist të grupit të armatosur serb të dielën në Banjskë të Zveçanit.
Duke shprehur mbështetjen ndaj Policisë së Kosovës ai tha se të njëjtit me paga të vogla dhe pa asnjë privilegj po e kryejnë detyrën e tyre me patriotizëm të madh.
“Policia e Kosovës me shumë mungesa dhe pa privilegje, me paga të vogla, pa rrezikshmëri dhe pa sigurim shëndetësor më së shumti ka patriotizëm dhe në saj të saj po i kryen detyrat për vendin dhe Kosovën. Dëshirojmë t’i falënderojmë edhe si qytetarë dhe si parlament për punën dhe përkushtimin e tyre”, tha ai.
Megjithatë, Berisha u shpreh më i matur që të komentojë situatën në veri, pasi tha se komisioni s’ka rol aktiv në këtë ngjarje.
“Ne nuk kemi rol aktiv në ngjarje mirëpo e shohim me kujdes zbatueshmërinë e ligjit. Ne nuk kemi rol aktiv, nuk dimë çka me iu tregu në momentin që është duke ndodhur situata. Për ngjarjen, sekuencat se çka ka ndodhur pa pasur raport zyrtar nuk mundemi me t’iu raportojmë”, shtoi Berisha.
Derisa i konsideroi të gabueshme publikimet e fotografive të policëve të njësisë speciale që kanë marrë pjesë në aksion në Banjskë të Zveçanit.
“Dedikimet personale duke postuar policë me snajper me fytyrë, duke thënë se ky polic apo ai e kryer detyrën janë shumë gabim. Çka iu merr mendja pse dalin Policia e Kosovës me maska, pasi ata janë në mbrojtje të rendit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës. Nuk duhet personale me bërë me policin, ato postime që janë bërë janë gabim dhe duhet të fshihen”, tha ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe