LAJMI I FUNDIT:

Berisha refuzon të jetë këshilltar politik i Anton Qunit

Berisha refuzon të jetë këshilltar politik i Anton Qunit

Ministri i sapozgjedhur i Mbrojtjes, Anton Quni me të marrë detyrën i ka propozuar ish-ministrit Rrustem Berisha që të angazhohet si këshilltar i tij. Ky i fundit ka sqaruar se nuk do të pranojë të bëhet këshilltar politik i tij, por ai shtoi se është i gatshëm t’i dalë në ndihmë ministrit Quni, qoftë si këshilltar i jashtëm apo edhe të angazhohet në këshillimin e tij në formë miqësore.

Berisha sqaroi se arsyen pse nuk do të marrë postin e këshilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes, sepse edhe për një vit përfiton 70% të pagës së ministrit. Kështu që këtë pozitë tha që është më mirë ta marrë dikush tjetër.


Anton Quni merr detyrën e ministrit të Mbrojtjes, fton Berishën të jetë këshilltar i tij politik
Lexo po ashtu Anton Quni merr detyrën e ministrit të Mbrojtjes, fton Berishën të jetë këshilltar i tij politik

“Po unë isha aty dhe u befasova me propozimin e tij, por megjithatë unë e kam shprehur gatishmërinë çka do që ka nevojë e që është në interes të FSK-së jam i gatshëm me ndihmu. Por jo si këshilltar, sepse unë veç e kam statusin e rregulluar, domethënë 70% të rrogës e marrë një vit. Nuk kam arsye për me nxënë një vend aty, por jam i gatshëm qoftë si këshilltar i jashtëm, qoftë edhe vetëm kështu me i ndihmu kur ka një temë ose çka do që e vlerëson për ndonjë konsultë që mundem me i ndihmu”, deklaroi ai për 21Media.

Ish-ministri Berisha megjithatë la të hapur mundësinë që në të ardhmen të angazhohet në këtë pozitë.

“E shohim se si do të shkon situata. Me rëndësi që i kam garantuar dhe ofruar bashkëpunim për çfarëdo teme që ai konsideron që duhet me u këshillu ose duhet me marrë mendimin tim.”, u shpreh ai.

FSK është transferuar në Ushtri gjatë mandatit të Berishës.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori