LAJMI I FUNDIT:

Berisha “prononcohet” i pari për vrasjen e Elton Çiços: “E vranë se duhej vrarë”

Berisha “prononcohet” i pari për vrasjen e Elton Çiços: “E vranë se duhej vrarë”

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e Shqipërisë duke e quajtur jo për herë të parë si organizatë kriminale.

Ai ka shkruar në profilin e tij të facebook-ut për vrasjen e Elton Çiços mbrëmë në një lokal tek stadiumi “Dinamo”, ku u bë ekzekutimi në mes të dëshmitarëve.


Berisha ka ironizuar me ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri për ngjarjen e mbrëmshme.

“Saje qorri: Elton Çiçon e vranë se duhej vrarë, ishte trafikant, vrasës etj etj. Prandaj dhe: Vrasësin e nisem me pushim ne drejtim te paditur. Kurse hjeksin, pas terapisë me psikolog do ta shpërblejmë jo ne por pala qe u hakmor! Qeveri organizate kriminale”, ka shkruar Berisha.