LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Prokuroria Themelore në Prishtinë po trajton me prioritet rastet e dhunës në familje

Berisha: Prokuroria Themelore në Prishtinë po trajton me prioritet rastet e dhunës në familje

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka diskutuar me koordinatoren për Dhunë në Familje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë në lidhje me ndjekjen dhe arsyetimin e rasteve, të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje. Anëtarët e komisionit kanë reaguar me dënimin prej 2400 euro për personin që ka dhunuar një grua në një market në Prishtinë. Por ashtu, janë shprehur të pakënaqur me mos-prezencën e udhëheqësve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) në raportimin para këtij komisioni.

Koordinatorja për Dhunë në Familje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Shenaj Berisha theksoi se neni për dhunë në familje është shumë i paqartë dhe se nuk specifikon llojet e dhunës. Ajo tregoi se janë katër prokurorë në Prishtinë që merren me dhunë në familje.


“Ligji e parasheh, neni 127, që një viktimë e dhunës në familje kur e ka bashkëshort ja jep të drejtën mos të deklarohet fare. A din cila është situata e ndjeshme, kur prokuroria e hap një rast e ndjek një të akuzuar dhe kur vjen viktima në seancë gjyqësore e pyet gjyqtari a po dëshiron që të dëshmosh dhe viktima thotë unë nuk dua të flas. Edhe prokuroria mbetet pa prova”, u shpreh ajo.

Anëtari i këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami ka shprehur pakënaqësi me personin që ka dërguar për raportim para komisionit.

“Nuk na ka ardhur mirë për mos respekti që na ka bërë Këshilli Prokurorial, duke mosdërguar asnjë udhëheqës apo anëtarë të Këshillit Prokurorial. Mendoj që kërkesa jonë ka qenë shumë specifike, njëjtë si për Këshillin Gjyqësor dhe nuk është respektuar. E dyta, arsyeja pse ju kemi ftuar janë disa raste specifike të cilat kemi dashur të dimë se cili është trajtimi që është duke ju bërë, sikurse rasti i Pejës kur është prokurorja ajo që ka kërkuar dënimin e butë, të cilin jemi shqetësuar të gjithë. Rasti më i fundit është ngjarja në një market në Prishtinë, ku një burrë rrah në mënyrë mizore një grua dhe në fund prokuroria dhe gjyqësia pajtohen me një dënim prej 2400 euro”, ka deklaruar ai.

Madje, nënkryetarja e komisionit, Tinka Kurti theksoi se detyrohen të përsëritin ftesën për KPK-në, meqë nuk mbërrijnë të diskutojnë për prokurorët që nuk janë duke e kryer punën e tyre me profesionalizëm.

Më tej ka folur edhe për vendimin që është marrë në rastin e dhunimit të një gruaje në një market në Prishtinë.

“Prokuroria është pajtuar me një shumë monetare. Është shumë e vogël por edhe të ishte sado e madhe, është një rast që nuk mund të përkthehet në shumë monetare. Është fjala për jetë njerëzish, një njeri ka përjetuar një dhunë. Nuk është dëmtuar një tavolinë. Për këto raste jemi duke folur. Ligji për Këshillin Prokurorial i jep kompetenca Këshillit që të nis procedura ndaj prokurorëve”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu, anëtarët e këtij komisioni kanë kritikuar prokurorët në zvarritjen e lëndëve për dhunë në familje.

“Sa i përket rasteve të dhunës në familje që presin tri vjet, ajo nuk qëndron. Mund të vini në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për të parë statistikat, mund të vini në zyrën time. E mos të flisni për prokurorinë që një rast po pret tri vjet. Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është themeluar njësiti për dhunë në familje, katër prokurorë trajtojnë dhunën në familje. Me qëllim që të mos rriten rastet”, u shpreh Berisha, duke shtuar se kanë prioritet trajtimin e dhunës në familje.

Koordinatorja për Dhunë në Familje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Shenaj Berisha tha se sfidë mbetet edhe tërheqja e viktimës në rastet kur duhet të dëshmojë për dhunën që ka përjetuar. Po ashtu, ajo ka përmendur edhe rastet kur detyrohen të paraburgosin persona të cilët kanë nevojë për rehabilitim, por që një gjë e tillë ndodhë për shkak të kapaciteteve të pakta në institucionet psikiatrike. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori