Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, është paraqitur të enjten, 13 janar, në Prokurorinë e Shtetit për të dhënë dëshminë e tij për protestat e fundjavës para selisë së Partisë Demokratike, të cilat shpërthyen në dhunë.
I ftuar në cilësinë e deklaruesit, Berisha u përgjigj ndaj pyetjeve të Prokurorisë për mbi dy orë.
Në hyrje të Prokurorisë, ai është pritur nga simpatizantët e Partisë Demokratike, një pjesë e të cilëve e mbështesin në betejën politike për të shkarkuar kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha nga udhëheqja e kësaj partie.
Ai i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë në Tiranë, e cila po heton rrjedhën e ngjarjeve të dhunshme të protestës së 8 janarit, kur Berisha kishte tentuar të hynte në selinë e PD-së.
Në deklaratën pas intervistës në Prokurori, Berisha theksoi se ka ofruar dëshmi se dhuna është nxitur nga njerëz të armatosur brenda selisë së PD-së, duke aluduar që përplasja ishte provokuar nga kampi i përkrahësve të Bashës, transmeton REL.
Ai akuzoi Bashën për lidhjen e tij me figura të krimit.
“A e imagjinonit ju këtë njeri që të ishte kaq i hapur, kaq flagrant në lidhjet e tij me krimin?” deklaroi Berisha para gazetarëve duke akuzuar kryetarin e PD-së.
“Të pranojë të qëndrojë i rrethuar me vrasës, trafikantë, dhe një bandë në një kohë që mbrohej nga garda?…”
“Në qoftë se do të qëndrosh në politikë, s’mund ta bësh atë kurrë. Çfarë i premton vendit tënd? Krimin, dhe vetëm krimin”, deklaroi para gazetarëve Berisha.
Lufta direkte politike brenda PD-së, e ndarë në këto dy kampe, ka hyrë në muajin e dytë të zhvillimeve, të cilat kanë parë përplasje të ashpra mes përkrahësve të dy liderëve me veprime dhe kundër-veprime për të testuar fuqinë e tyre.
Përçarja e tyre ka filluar pas vendimit të Bashës për të larguar Berishën nga grupi parlamentar i partisë, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur Berishën persona non-grata për lidhjet e tij me korrupsionin, si dhe presionit amerikan ndaj PD-së për t’u distancuar nga Berisha.
Të premten para Prokurorisë është ftuar edhe Basha, i cili akuzon Berishën si organizator dhe nxitës të protestës dhe ndërhyrjes së dhunshme në selinë e PD-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën