Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha ka thënë se politikat fëmijërore të kryeministri Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, po e rrezikojnë sigurinë në vend.
“Përderisa më 24 shtator është cenuar rendi kushtetues i Republikës së Kosovës nga një shtet armik siç është Serbia, sot sigurinë e Kosovës po e rrezikojnë politikat fëmijërore të kryeministrit dhe ministrit të dështuar”, ka thënë Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme.
Ai ka shtuar para gazetarëve se ka dalë në këtë konferencë që të kërkoj që me urgjencë të realizohen kërkesat e Policisë së Kosovës, nga ai që është kadet e deri tek njësia FIT.
“Është e pakapshme për mendjen e një njeriu normal me dalë i pari i Qeverisë edhe ministri përgjegjës me thënë që polici e ka rrogën 2 mijë euro. Kjo është mashtrim dhe rrenë. Kjo tendencë për me degradua policinë është më e keqe se krejt mashtrimet që i kanë bërë deri tani”, tha Berisha.
Deputeti i AAK-së, tutje shtoi se Policia e Kosovës nuk është parti politike, derisa pati edhe kritika për publikimin e fotografive të njësitit FIT në rrjetet sociale duke thënë se ata tashmë janë të rrezikuar.
“Nuk është FIT-i referent në komunë, është njësia që ju u livdojshi. Tu dashtë me marr merita për veprimet e tyre profesionale i keni ekspozua para një rreziku tjetër duke treguar identitetin e tyre, ata tashmë rrezikohen edhe personalisht”, tha ai.
Berisha kërkoj që pozita e opozita të kenë konsensus sa i përket kërkesave të Policisë së Kosovës.
“Për këtë çështje pozita e opozita duhet të kenë konsensus, dhe kërkojmë që me urgjencë me vepru dhe kushtet e policisë të plotësohen”, u shpreh deputeti.
Ai shtoi se kjo qeveri sikurse me policinë njëjtë ka vepruar edhe me SBASHK-un dhe tashmë edhe me minatorët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit