Berisha gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin pakistanez, Syed Makhdoom Yousaf Raza Gillani Gillani, në Stamboll - ku po i zhvillon punimet Forumi Ekonomik Botëror - diskutoi edhe çështjet e zhvillimeve në rajon, duke u ndalur veçanërisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Berisha u shpreh se njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht themelor për sigurinë dhe paqen në rajon dhe se Pakistani mund të luajë një rol të rëndësishëm në njohjen e Kosovës, duke inkurajuar edhe vendet e tjera mike, bëhet e ditur në një komunikatë të Kryeministrisë. /Telegrafi/