LAJMI I FUNDIT:

​PLE kërkon anulimin e votave në vendbanimet serbe në të cilat nuk jeton komuniteti rom

​PLE kërkon anulimin e votave në vendbanimet serbe në të cilat nuk jeton komuniteti rom

Pas shqetësimeve të ngritura nga Partia Liberale Egjiptiane, mbi dyshimet lidhur me orkestrimin e votave nga subjekti politik “Lista Serbe” në bashkëveprim me subjektin politik “Romani Iniciativa” si dhe duke u bazuar në reagimet e shumta të pranuara nga komunitetit Egjiptian, Veton Berisha nga PLE e ka konsideruar si të padrejtë heshtjen e institucioneve kompetente shtetërore, përfaqësuesve të subjekteve të mëdha politike, organizatave ndërkombëtare, ambasadave të huaja dhe të një pjese të shoqërisë civile.

Sipas tij, mos marrja parasysh e shqetësimeve mbi ndikimin e dhunshëm në vullnetin e votuesve në rastin konkret të Subjektit Politik “Romani Iniciyativa” nën dirigjimin e “Listës Serbe” rezulton negativisht dhe drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve si dhe mund të dëmtojë seriozisht tërë procesin zgjedhor në Kosovë.

“Kosova ka qenë shembull i organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve në të gjitha nivelet në Kosovë dhe duke bërë përpjekje të vazhdueshme në arritjen e objektivave për integrime evropiane, ndikimet e tilla të drejtpërdrejta në vullnetin e votuesve nga subjekti politik “Romani Iniciativa” përmes “Listës Serbe” është shembulli më i keq dhe pengesë në arritjen e këtyre objektivave”, tha ai.

PLE bënë thirrje të gjitha mekanizmave vendore dhe ndërkombëtare që në kuadër të fushë veprimtarisë së tyre të reagojnë urgjentisht në mënyrë që të vendoset drejtë manifestimi i vullnetit të lirë të votuesve si dhe të evitohet dëmtimi i mundshëm i vet procesit zgjedhor në përgjithësi.

“PLE si parti serioze parlamentare, e cila tash e tetë vite përfaqëson komunitetin Egjiptian, kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë anulimin e votave në të gjitha vendbanimet serbe, në të cilat nuk jeton komuniteti rom.”

Gjithashtu PLE ju bënë thirrje qytetarëve të komunitetit Egjiptian në Kosovë dhe jashtë saj që të jenë të qetë dhe të matur dhe mos të bien në provokime të individëve apo grupeve të caktuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori