LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Burgjet të mbushura me të pafajshëm, arrestohen për statistika

Berisha: Burgjet të mbushura me të pafajshëm, arrestohen për statistika

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha është shprehur se qeveria ka mbushur paraburgimet me persona të pafajshëm.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës në dritaren e banesës së tij, ku po vuan dënimin me “arrest shtëpie”, përpara mbështetësve që ishin mbledhur poshtë pallatit ku ai banon.


Berisha tha se nuk ka akuza mbi personat që qëndrojnë në paraburgim dhe ata sipas tij, arrestohen nga Edi Rama vetëm për statistika.

Reagimi i Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju luftëtarëve të paepur të lirisë dhe dinjitetit, të qëndresës dhe shpresës.

Me qëndresën tuaj, me zërin tuaj, jeni bërë udhërrëfyes për mbarë shqiptarët.

Çdo natë qytetarët e këtij vendi, ndjekin fjalimet tuaja, ndjekin parlamentin tuaj të fjalës së lirë, i cili është vite drite larg parlamentit Rama-Linda, i cili është vite drite larg parlamentit të krimit, që voton buxhet në 4 minuta, që shtyp liritë dhe të drejtat e popullit opozitar.

Nga kjo rrugicë, nga ky parlament ju përcillni shqiptarëve të vërteta e mëdha.

Ju denonconi këtu si luftëtarë të pamposhtur, Edi Ramën, monizmin e shëmtuar të tij, diktaturën e tij, të bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Në aleancën siç e kanë thënë vetë me krenari, aleancën e qelbësirave.

Çdo natë nga kjo rrugicë, me guxim, ju mbroni liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë ndaj të cilave sot ka një agresion nga narkoshteti, njëlloj si në diktaturat e egra.

Miqtë e mi!

Jashtë dritave të qytetit, në burgjet e këtij vendi është ulur mesjeta.

Shqipëria sot është i vetmi vend në Europë, botë, që 62% të të gjithë të burgosurve i ka me paraburgim.

Ky është dhunim masiv i të drejtave të njeriut.

I ka me paraburgim se janë të pafajshëm, sepse nuk ka akuzë mbi ta, sepse arrestohen vetëm e vetëm për statistika.

Se ky ministër që është turpi i ministrit, turpi i njeriut, që është i lidhur kokë e këmbë me krimin, urdhëron dhe arrestohen njerëz pa asnjë lidhje me krimin, i plasin në burgje dhe i lënë aty.

Ju denonconi këtu një diktaturë, e cila njëlloj si në Rusi, Tunizi, Ugandë, arreston si person nën hetim, pa asnjë provë, fakt apo dokument, kryetarin e PD-së.

Arreston tjetrin pse ka marrë 410 metra tokë të veten, trashëgim të familjarëve të tij.

Ju denonconi një diktaturë të shëmtuar që ka krijuar për vete, drejtësinë më të shëmtuar më të shpërfytyruar që ka pasur dhe ka Shqipëria  apo ndonjë vend tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori