LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Arrestimi i Zahir Pajazitit në Shqipëri ishte aksidental

Berisha: Arrestimi i Zahir Pajazitit në Shqipëri ishte aksidental

Ish-kryeministri i Shqipërisë, tani kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në emisionin Kojshia Show, ka folur për arrestimin e Zahir Pajazitit në vitin 1994.

Ai thotë se arrestimi i Zahirit ishte incident i paqëllimshëm.


“Komandant Zahir Pajazit është e vërtetë që është arrestuar. Ai ka qenë i vetëm duke kaluar kufirin diku në zonën e Hasit. Ka rastisur që rojet e kanë gjetur me municion. Rojet e kanë llogaritur sikur Zahiri po bën trafik armësh. Ata nuk e kanë njohur kush ishte. E kanë burgosur në Kukës”.

Berisha ka treguar komunikimin e me zyrtarët e inteligjencës në lidhje me arrestimin e Pajazitit.

“Më ka njoftuar ish-këshilltari ushtarak. Sapo kam mësuar kam urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm. Ju kam thënë se nuk bëhet fjalë për trafik armësh por është një lëvizje e popullit të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1994”.

“Ka qenë një ndodhi tërësisht aksidentale. Edhe Sali Çekaj të gjitha operacionet i organizonte nga Shqipëria”, ka deklaruar Berisha në kojshiashow./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori