Ditën e djeshme (e hënë) kanë qarkulluar një sërë lajmesh në TikTok e rrjete të tjera sociale për një ‘diss’ të bërë nga Noizy.

Bëhet fjalë për një koncert të reperit nga Shqipëria në mes të Londrës, gjersa nuk mungoi as një ‘diss’ për grupin rival, Babastars.


Derisa po interpretonte “Jena Mbretër”, Rigels Rajku (emri i vërtetë i Noizyt) është ndalur disa herë tek pjesa ‘F**k Babarecords’.

254352622 269686268433062 2238902631857835282 n Ghetto Geasy (Foto: Instagram)

Dhe duket se ka ardhur një mesazh nga ana e liderit të BS, Getoar Selimit, i cili ka publikuar fotografinë e një luani me një shkrim interesant.

“Mos e ngatërroni mirësinë time me dobësi. Bisha në mua po fle, nuk ka vdekur”, thuhej në postim.

Ky duket se ka qenë një mesazh indirekt kundrejt të lartpërmendur marrë parasysh që prej kohësh nuk ruajnë raporte të mira.

Sidoqoftë, të dy palët vazhdojnë të jenë aktiv dhe të shënojnë suksese të mëdha në drejtimet e tyre.

Edhe Noizy edhe Ghetto Geasy janë ndër të preferuarit e publikut shqiptar. /Telegrafi/