LAJMI I FUNDIT:

Beqiri thotë se duan bashkëqeverisje të balancuar, as më shumë dhe as më pak

Beqiri thotë se duan bashkëqeverisje të balancuar, as më shumë dhe as më pak

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se partia e tij kërkon vetëm bashkëqeverisje të balancuar.

Sipas Beqirit kjo është kërkesa e vetme, ndërsa këtë koment ai e bëri pak kohë pasi LDK-ja kishte pranuar letrën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.


“Bashkëqeverisje e balancuar, as më shumë dhe as më pak”, shkruan Beqiri.

Mustafa: Letrën e LVV-së nuk e konsideroj zyrtare, të gjejmë rrugë për marrëveshje
Lexo po ashtu Mustafa: Letrën e LVV-së nuk e konsideroj zyrtare, të gjejmë rrugë për marrëveshje

Megjithëse, lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e kanë marrë si zyrtare, dhe se sipas tij kishte cilësime që nuk mund të konsideroheshin zyrtare, kjo letër u publikua nga LVV-ja dhe deputetja e zgjedhur e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se ende e kanë shansin që të bëjnë ndryshimin.

Haxhiu: Kemi shansin historik për ta nisur ndryshimin
Lexo po ashtu Haxhiu: Kemi shansin historik për ta nisur ndryshimin

Në letrën e LVV-së, drejtuar LDK-së, Kurti ka kërkuar që LDK të kthehet në tryezën e bisedimeve për ta bërë marrëveshjen e koalicionit.

Kurti-Mustafës: Është për të ardhur keq që keni vendosur t’i ndërpreni takimet tona - zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime
Lexo po ashtu Kurti-Mustafës: Është për të ardhur keq që keni vendosur t’i ndërpreni takimet tona - zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime

Po ashtu, Kurti në këtë letër shkruan se LDK-ja duhet të heq dorë nga kërkesa për ta larguar Glauk Konjufcën nga pozita e kryeparlamentarit. /Telegrafi/