LAJMI I FUNDIT:

Beqaj tregon kur do të pajtiohen shqiptarët dhe serbët

Beqaj tregon kur do të pajtiohen shqiptarët dhe serbët

Libri “Kur do të pajtohen shqiptarët dhe serbët” ishte temë e diskutimit në Zona B të Klan Kosovës, ku autori i librit Belul Beqaj sqaroi çka përmban krijimi i tij dhe çfarë ka dashur të paraqes me të.

Politologu Beqaj, u pyet se pse libri fillimisht është botuar në serbisht dhe promovimi i tij është bërë në Beograd.


Beqaj listoi arsyet dhe tha se më këtë veprim ka bërë diçka të guximshme.

“Këtu është esenca dhe mesazhi kryesor. Mu në gjuhën serbë në territorin e Serbisë para audiencës serbe kam bërë një veprim të jashtëzakonshëm, ku kam përçuar një mesazh, ku ne duhet ta dimë çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por më e rëndësishme është se si do të jetojnë shqiptarët dhe serbët në të ardhmen”, ka thënë Beqaj, njofton Klan Kosova.

“Unë me të vërtet pas një kohe pashë në Beograd që ka shtresa për ta kuptuar të vërtetën. Ne nuk mund ta zgjedhim të kaluarën, por jemi të vetëdijshëm që mund ta orientojmë të ardhmen”, ka thënë Beqaj.

Më tej Beqaj ka shtuar se duhet të demitizohet Kosova nga serbët dhe serbët të demitizohen nga shqiptarët.

Sipas tij, çështja e Kosovës për Serbinë është diçka materiale.

“Lufta për ta demitiziuar mitin për Kosovën ka qenë e qartë, unë kam thënë se nuk mund të demitizohet Kosova nëse nuk demitizohet miti se serbët nuk mund të ndryshojnë. Unë përmes kësaj jam munduar që atë tezën që për ta është shumë me rëndësi që e ka marr formën e mitit, çështja e Kosovës ndonëse është idealizuar nga akademia serbe, në thelb është për çështje materiale”, tha ai

“Unë mendoj që është koha që të shikohen gjërat në formë racionale. Arsyeja e humanitetit më bëri të vije në këtë përfundim të tillë. Nuk ka një datë, është fundi i procesit”, ka shtuar Beqaj.

Gjithashtu profesori i shkencave politike ka shpërfaqur disa teza të tij që do të mund të aplikoheshin në pajimin serbo-shqiptar.

Beqaj ka thënë se duhet të tejkalohet paragjykimi brenda dy palëve. Gjithashtu në vazhdën e elaborimit të tij ka deklaruar se duhet të ketë lidership serioz dhe me vizon që i tejkalojnë çështjet dhe hapin shtigje të reja mes dy kombeve.

“Sindromet e paragjykimit ndodhin tek të gjithë popujt. Nëse vazhdon sindroma e mitit për Kosovën, ne rrezikojmë të mbesim me marrëdhënie më të këqija se tash. Ne kemi një raport interesante me serbët, çdo vit ka më shumë se 30 mijë serbë që shkojnë e 30 mijë shqiptarë që lindin”, ha ai.

“Në Europën e bashkuar nuk do të jenë as shqiptarët e ndarë, as serbët e ndarë, por strumbullar i kësaj duhet të jetë një raport demokratik”.

“Lokomotivë e ndryshimeve duhet të jetë lidershipi politik. Alternativa e lidershipit duhet të jetë shteg për tejkalimin e situatës. Ne nuk kemi të drejtë të paragjykojmë që liderë të tillë nuk do të krijohet në këto hapësira. Ai lider është që ka vizion, që ka integritet të përgjithshëm, është lider që ka plan, lider që hap shtigjet, që hap mundësinë për krijimin e një shoqërie të barabartë. Momenti kur do të ndodhë pajtimi tregon edhe shkaqet e vërteta, qe janë shkaqet gjeostrategjike, të lidershipit, të çështjes materiale”, ka përfunduar Beqaj.

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori