LAJMI I FUNDIT:

Beqaj takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler

Beqaj takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Ministri Beqaj, vlerësoi angazhimin e Austrisë në Kosovë, përmes investimeve dhe projekteve të shumta që janë realizuar ndër vite. Njoftoi ambasadorin për objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe përkushtimin për të bashkëpunuar.


Ministri Beqaj dhe Ambasadori Pfandler, u dakorduan për angazhim të përbashkët në stimulimin e të rinjve dhe grave për të zhvilluar ide inovative me synim nxitjen e ndërmarrësisë dhe rritjen e aktivitetit ekonomik në Kosovë. Bashkëpunimi do të shtrihet gjithashtu në fushën e edukimit, trajnimeve profesionale, rritjen e konkurrueshmërisë në sektorin privat dhe shkëmbimin e përvojave mes komunitetit të biznesit.