Sot është mbajtur takimi i Komitetit të Përkohshëm Drejtues për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.
Në hapje të këtij takim ka marrë pjesë edhe ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.
Ai me këtë rast ka thënë se Parku do të jetë një nga katalizatorët e zhvillimit ekonomik të vendit, përmes fuqizimit të rinisë dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës.
“Përkushtimi im është që ky Park të jetë një nga katalizatorët e zhvillimit ekonomik të vendit, fuqizimit të rinisë dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës në ekonominë globale digjitale”, theksoi Beqaj, përcjell Telegrafi.
Takimi i radhës i Komitetit të Përkohshëm Drejtues për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për funksionalizimin e tij që pritet të bëhet në fillim të vitit 2019.
Ky Park do të funksionalizohet në hapësirën që është shfrytëzuar nga KFOR-i gjerman në Prizren, si dhe do jetë mundësi për zhvillim ekonomik të Kosovës përmes krijimi të hapësirë për të rinjtë dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës në ekonominë digjitale. Parku pritet të jetë i hapur edhe për të rinjtë nga vendet e rajonit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj