LAJMI I FUNDIT:

Beqaj dhe ambasadori Chabert flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Beqaj dhe ambasadori Chabert flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Dider Chabert, ku kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe shfrytëzimit të ideve inovative në dobi ekonomike.

Pas takimit, ministri Beqaj deklaroi se me ambasadorin Chabert kanë diskutuar lidhur më ndërmarrësinë në vend.


“Mundësitë e krijimit të lidhjeve ekonomike, krijimi i vendeve të punës dhe shfrytëzimi i ideve inovative të të rinjve tanë për të rritur mundësitë e bashkëpunimit, ishin temat kryesore të këtij takimi”, tha Beqaj.

Beqaj tha se kërkesën e tij për ekspertizë për procesin e zgjedhjes së përfituesve të programit për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve fillestare [Start-Up], ambasadori Chambert e pranoi me kënaqësi.

Gjatë takimit me ambasadorin, Beqaj e informoi mysafirin për potencialin e të rinjve të Kosovës dhe idetë e tyre inovative, që do ta bëjnë ndryshimin e ekonomisë së Kosovës duke e shndërruar atë në ekonomi dixhitale.

Lansohet fondi për përkrahjen e bizneseve që promovojnë inovacionin (Video)
Lexo po ashtu Lansohet fondi për përkrahjen e bizneseve që promovojnë inovacionin (Video)

Kujtojmë se me qëllim të mbështetjes së projekteve që kontribuojnë në promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka lansuar “Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi” për bizneset ekzistuese dhe ato fillestare, të cilat kanë mundësinë të marrin subvencionim deri 100 mijë euro. /Telegrafi/