LAJMI I FUNDIT:

Beograd: Protestë kundër festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”

Beograd: Protestë kundër festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”

Forumi Rinor i Partisë Demokratike të Serbisë në opozitë, mbajti në Beograd një protestë për të kundërshtuar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, që është planifikuar të fillojë më 29 maj.

Përfaqësuesit e kësaj partie u mblodhën para Qendrës për dekontaminimin kulturor në Beograd, ku pritet të mbahet festivali, dhe vendosën fotografi të manastireve ortodokse të djegura në Kosovë.


Kryetari i të rinjëve të kësaj partie, Zdravko Veselinov, tha se arsyeja e protestës është se organizatorët e prezentojnë Kosovën si shtet dhe kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.

“Ne këtë festival e shohim si provokim”, tha ai.

Festivali i kulturës së Kosovës “Mirëdita, Dobar dan!”, është mbajtur nën tensione edhe gjatë viteve të kaluara.

Vitin e kaluar, rreth dy orë para se të niste festivali, në afërsi të Qendrës për dekontaminimin kulturor, ishte mbajtur protestë e organizuar nga Partia Radikale Serbe, e të dënuarit të Hagës, Vojisllav Sheshel, transmeton REL.

Ndërkohë policia serbe i kishte bastisur artistët shqiptarë nga Kosova, të cilët ishin nisur për në festivalin “Mirëdita, Dobar dan!”.

Festivali ka filluar në vitin 2014 dhe qëllimi i tij ishte të prezantojë aktualitetin kulturor të Kosovës në Beograd në mënyrë që të dyja shoqëritë të përafrohen përmes kulturës dhe artit.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori