LAJMI I FUNDIT:

Benzinë në drejtim të policisë dhe makinave që u është vënë zjarri – skena tronditëse në natën e tretë të dhunës në Irlandën e Veriut

Benzinë në drejtim të policisë dhe makinave që u është vënë zjarri – skena tronditëse në natën e tretë të dhunës në Irlandën e Veriut

Disa skena tronditëse janë parë, derisa dhuna ka shpërthyer në rrugët e Irlandës së Veriut për një natë të tretë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një makinë u ndez në Sperrin Park në zonën Waterside të Londonderry, ndërsa kishte gjithashtu raporte të incidenteve të dhunshme në Carrickfergus, afër Belfast të hënën në mbrëmje.


Veç kësaj, gjatë të hënës pasdite, grupe besnike të maskuara marshuan nëpër rrugë në qytete në të gjithë rajonin, duke përfshirë Portadown, Ballymena dhe Markethill.

Këto thuhet se vijnë pas skenave të dhunës dhe trazirave midis komuniteteve besnikë gjatë ditëve të fundit, ku mbetën dhjetëra të plagosur.

Ish-deputetja e DUP Emma Little-Pengelly, tani një këshilltare speciale e Ministres së Parë Arlene Foster, u kërkoi atyre që ishin të përfshirë në incidentet në Carrickfergus të ndalonin.

Ajo shkroi në Twitter: “Emocionet mund të jenë të mëdha dhe zhgënjimet e thella, por dëmtimi, arrestimi dhe ndjekja penale do të dëmtojë jetën tuaj përgjithmonë”.

“Ne besojmë në shtetin e së drejtës,…. Shkoni në shtëpi, jini të sigurt dhe bëni që shqetësimet tuaja të vërteta të dëgjohen në mënyra demokratike dhe jo të dhunshme”.

Ndërkohë, në Carrickfergus, një turmë e të rinjve u mblodhën në zonën e Rrugës së Veriut dhe ndezën një zjarr në mes të rrugës.

Gjithashtu, bombola me benzinë u hodhën në mënyrë sporadike ndaj policisë, sipas dëshmitarëve të hënën në mbrëmje.

Tensionet janë rritur brenda komunitetit besnik në muajt e fundit për marrëveshjet tregtare pas Brexit, për të cilat pretendohet se kanë krijuar pengesa midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Zemërimi u rrit më tej javën e kaluar pas një vendimi të diskutueshëm për të mos ndjekur penalisht 24 politikanë për pjesëmarrjen në një funeral republikan në shkallë të gjerë gjatë kufizimeve të vendosura për shkak të Covid-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori