LAJMI I FUNDIT:

Bentley Mulsanne i lyer me ar dhe argjend (Foto)

Bentley Mulsanne i lyer me ar dhe argjend (Foto)

Sikur të mos mjaftonte luksi dhe madhështia që ofron Bentley, tani është krijuar një seri e veturave të mbuluara në ar dhe argjend.

Kompani Mulliner që merret me dizajnin e makinave, i ka shtuar modelit Mulsanne shumë elemente të përbëra nga metali i çmuar, transmeton Telegrafi.


Prej grillit, dorezave, disa pjesëve të rrotave që kanë nga 21-inch, linjave fundore dhe pjesëve të pasme të pasqyrave, deri te shenja e kompania britanike, të gjitha janë të praruara.

Kjo veçanti është përfshirë edhe në enterierin e mbështjellë nga lëkura, materialet tjera kualitative dhe druri i lëmuar, ku secila pjesë metalike mbulohet me ar apo argjend.

Në Geneva Motor Show pritet të prezantohet ky model, ndërsa nuk është bërë e ditur se sa mund të kushtojë. /Telegrafi/