LAJMI I FUNDIT:

Bentley më i fuqishëm ndonjëherë: Batur-i 2.3 milionësh sinjalizon fundin e veturave me motor me benzinë të markës së njohur para revolucionit elektrik

Bentley më i fuqishëm ndonjëherë: Batur-i 2.3 milionësh sinjalizon fundin e veturave me motor me benzinë të markës së njohur para revolucionit elektrik

Është prezantuar Bentley më i fuqishëm në histori i cili ka çmim prej 2.3 milion euro teksa marka luksoze britanike e feston “fundun” e veturave me motor të fuqishëm me benzinë në prag të përshpejtimit të revolucionit të saj elektrik.

Edhe pse Bentley Mulliner Batur i ri ekskluziv me shpejtësi 320kMh fuqizohet nga një motor i madh 6.0-litërsh W12 me benzinë që zhvillon më shumë se 740 kuaj-fuqi – ekuivalente me shtatë Ford Fiesta – një teknologji e tillë që dominoi shekullin e 20-të tani ka arritur kulmin dhe përballet me ‘pensionin’ e afërt në shekullin e 21-të.


Por kjo veturë e meriton që të largohet me një festë të madhe, bëjnë të ditur nga Bentley të cilët e prezantuan Batur në Javën e Veturave në Monterey përpara 500 klientëve VIP nga mbarë bota, përcjell Telegrafi.

Daily Mail thotë se ishin me fat që e kishin një pamje ekskluzive bashkë ne drejtorin ekzekutiv dhe shefin e dizajnit përderisa vetura ishte në Mbretëri të Bashkuar, para se ajo të nisej në SHBA.

Shefat thonë se stili i “coupes” sportive të Grand Tourer Batur shënon gjithashtu fillimin e një revolucioni të dizajnit që do të nxisë pamjen e familjes së tyre të ardhshme të gjeneratës së re të limuzinave dhe veturave sportive të pastra elektrike, si pjesë e strategjisë së saj “Beyond 100″ të shekullit të dytë.

Nga kompania deklaruan se” “Kjo është një shfaqje e një ADN-je të re të dizajnit e cila përfundimisht do të udhëheqë dizajnin e gamës së ardhshme të Bentley të automjeteve elektrike me bateri”.

I emëruar sipas një liqeni kraterik 88 metra të thellë në ishullin Bali të Indonezisë, në shitje janë vetëm 18 ekzemplarë të Batur-it të ri, dhe të gjithat veçse janë rezervuar nga klientët e markës britanike. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Auto
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Auto
Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive, 70 për qind e veturave të reja të shitura kanë ndërrues automatik

Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive, 70 për qind e veturave të reja të shitura kanë ndërrues automatik

Auto
BMW zbuloi “ngjyrat e luftës” me të cilat po i rikthehet garave të qëndresës

BMW zbuloi “ngjyrat e luftës” me të cilat po i rikthehet garave të qëndresës

Auto
Brabus 800 Adventure XLP Superblack që prodhon 790 kuaj-fuqi

Brabus 800 Adventure XLP Superblack që prodhon 790 kuaj-fuqi

Auto
“Formula One” në qiell, dy vetura fluturuese për herë të parë garojnë mbi qytetin Australian – shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 2.8 sekonda

“Formula One” në qiell, dy vetura fluturuese për herë të parë garojnë mbi qytetin Australian – shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 2.8 sekonda

Auto
Kalo në kategori