LAJMI I FUNDIT:

Bentley Continental GT3, është gati të shpejtojë nëpër pistë (Foto)

Bentley Continental GT3, është gati të shpejtojë nëpër pistë (Foto)

Modeli i ri nga linja e prodhimit Continental, ka 550 kuajfuqi dhe është për 900 kilogramë më i lehtë se paraardhësi, por nuk është për rrugë normale.

Të gjithë ata që duan ta kenë një Bentley të tillë, duhet të sigurojnë edhe pistën e garave, ku mund të provojnë fuqinë e makinës së re, transmeton Telegrafi.


Ende nuk është bërë e ditur data e lansimit, ndërsa thuhet se gjithçka është gati që kjo veturë të prezantohet gjatë vitit që vjen.

Me aplikimin e sistemit të ri dhe materialit prej alumini, GT3 ka vetëm 1300 kilogramë, ndërsa me motorin prej 4.0-litra V8, pritet të jetë shumë i shpejtë.

Aerodinamika e këtij Bentley, thuhet të jetë shumë e lartë, gjë që ka mahnitur ekspertët që i kanë parë rezultate nga tuneli me ajër. /Telegrafi/