Bentley Bentayga EWB i parë me porosi u shit në ankand fundjavën e kaluar për 1 milion dollarë.
SUV-i luksoz u bë me pronar të ri pas ankandit të mbajtur si pjesë e Festivalit Dimërore të mbajtur në Florida. Baza e zgjatur e rrotave Bentayga mblodhi 1 milion dollarë për fëmijët e paprivilegjuar që jetojnë në Collier County.
SUV-i unik është projektuar posaçërisht për festivalin e përmendur të verës dhe është i lyer me tre shtresa të bojës Snow Quarts, ndërsa kontrastin e bëjnë detajet e zeza dhe ‘fellnet’ 22 inç me dhjetë fole dhe specifikimet Blackline.
Ekzistojnë gjithashtu detaje të ametistit që zbukurojnë brendësinë duke përfshirë dorezën e marsheve, panelet e dyerve, qepjet dhe detajet në pjesë të caktuara. Jastëkët në ulëset e pasme janë ngjyrë vjollcë.
Shkallët janë të dizajnuara me një temë të festivalit dimëror, dhe pjesa e brendshme përmban altoparlantë Naim me grila të bardha.
Blerësi i veturës do të ketë gjithashtu mundësinë të marrë pjesë në programin e Udhëtimit të Jashtëzakonshëm Britanik, i cili përfshin një vizitë në fabrikën e Bentley në Crewe, si dhe një udhëtim në Skoci dhe një turne në pasurinë Macallan dhe degustim të uiskit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Katërcikli me 1,200 kuaj-fuqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'