Benjamin Pavard shfaq dashurinë për Kleofina Pnishi me simbolin e shqiponjës në ndeshje të Marseille-së

Futbollisti francez, Benjamin Pavard, dhe modelja kosovare, Kleofina Pnishi, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes me lidhjen e tyre të dashur dhe mbështetëse, por këtë herë Pavard gjeti një mënyrë të veçantë për të treguar ndjenjat e tij, duke nderuar edhe prejardhjen e partneres.
Pas ndeshjes së mbrëmshme mes Olympique de Marseille dhe RC Lens, e cila përfundoi pa gola, mbrojtësi francez dërgoi një përshëndetje të veçantë drejt tribunës ku ndodhej Kleofina.
Modelja e kap momentin dhe e publikoi në Instagramin e saj, ku duket qartë Pavard duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Ky gjest është kthyer tashmë në “përshëndetjen e tyre private” në publik. Edhe i rrethuar nga shokët e skuadrës dhe stafi, Pavard nuk hoqi sytë nga Kleofina, duke i dërguar një mesazh të qartë dashurie.
Kjo nuk është hera e parë që kampioni i botës me Francën përdor simbolin e shqiponjës për të shprehur ndjenjat e tij.

Në shtator, ai festoi golin e parë me Marseille me të njëjtin gjest, një dedikim i hapur për Kleofinën, që u bë kryelajm në mediet shqiptare.
Tashmë, ky simbol e shoqëron rregullisht, duke treguar lidhjen e fortë dhe të veçantë të çiftit. /Telegrafi/



























































