Benitez: Serie A më taktike se La Liga dhe PL

“Në Spanjë loja është më teknike, në Angli është më fizike, përderisa në Itali është më taktike. Në secilin vend është një sfidë më ndryshe dhe më pëlqen ta vë veten në teste të tilla. Këtë vit pas Kampionatit Botëror lojtarët erdhën shumë vonë dhe ne menjëherë është dashur të përgatitemi për dy finale në dy kupa”.
“Sa për rolin tim, ndryshon paksa pasi që ashtu si në Spanjë, këtu fjalën e fundit për transferimet e ka drejtori, përderisa në Angli trajneri ka më shumë autonomi edhe pse duhet t’i përgjigjet bordit të drejtorëve. Me të dyja sistemet mund të arrini shumë”, ka thënë Benitez për faqen zyrtare të FIFA-s. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































