LAJMI I FUNDIT:

Benefitet e konsumimit të mishit të kuq!

Benefitet e konsumimit të mishit të kuq!

Mishi i kuq është një burim i mirë i proteinave, yndyrnave të shëndetshme, zinkut dhe vitaminave, i nevojshëm dhe i dobishëm për qelizat e kuqe të gjakut.

Është perceptim i gjerë që mishi i kuq është më i ushqyeshmi për një fëmijë. Për më tepër është zgjidhja kryesore për parandalimin e anemisë dhe përgjithësisht për trajtimin e niveleve të ulëta të hekurit në gjakun e një fëmije.

Mishi i kuq i butë është një burim natyror i shumë vitaminave B. Ai përmban vitaminën B-12 për një sistem të shëndetshëm nervor dhe vitaminën B-6 për një sistem të fortë imunitar. Mishi i kuq gjithashtu përmban niacin, një vitaminë B që ndihmon tretjen dhe riboflavin, një tjetër vitaminë B që promovon lëkurën dhe sytë e shëndetshëm. Proteinat që merrni nga mishi i kuq përmbajnë të gjitha aminoacidet e nevojshme për ndërtimin e muskujve dhe riparimin e indeve.

Përderisa kërkesat e konsumatorëve për mish cilësor po rriten me hapa gjithmonë e më të mëdhenjë, SPAR Kosova vazhdon t’i jap rëndësi të vecantë furnizimit të mjaftueshëm të mishit më të shijshëm, të sigurt e të shëndetshëm për konsumatorët në mënyrë që kërkesat e tyre të mbulohen gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke arritur kënaqësi tek secili përdorues.

Mishi i freskët eksportohet nga Holanda dhe i nënshtrohet kontrollit të cilësisë përpara se të arrij në tyrezat e konsumatorit. Ky fakt na ofron garanci për cilësi dhe besueshmëri ndaj qëndrueshmërisë së mishit të eksportuar nga ky vend, për shkak që higjiena gjatë përpunimit të mishit është një nga pikat më të rëndësishme dhe më të forta të prodhuesit.

SPAR Kosova përmes katër shtyllave të brendit synon që të bëhet lider përmes promovimit të produkteve cilësore me kualitet dhe standarde të larta si dhe produkteve të freskëta nga prodhuesit vendor dhe ata ndërkombëtar. E gjitha kjo mundësohet falë shërbimit dhe kujdesit që stafi i SPAR Kosova ofron për konsumatorët tanë.

Ju presim të na vizitoni në këto lokacione: Prishtinë – Taslixhe, Rruga C, Swiss Mall (Çagllavice) dhe Ferizaj – Gjon Sereqi.

Më mirë në SPAR.

Artikull i sponzorizuar