“Nevojitet më shumë se një perspektivë, për ta perceptuar një ndërtesë”, është motoja e cila e shoqëron këtë 21 vjeçar, nga Prishtina, i cili së fundmi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Studenti i UBT-së, Benart Shala, është bërë pjesë e 100 arkitektëve të rinj nga e mbarë bota, me projektin e tij “Arkitektura nën efektin e fluturës”.
Ai ka thënë se këtë projekt e filloi për temën e diplomës, pa e ditur se një ditë do të jetë pjesë e një gare kaq të madhe.
“Ishte një modifikim i punës sime të diplomës. Punimi ka të bëj me një fenomen, ku një ndryshim në një sistem kompleks, ka efekte edhe në të ardhmen. Këtë lloje efekti kam dashur ta involvoj në arkitekturë”, deklaroi studenti Benart Shala.
“Platforma e arkitektëve të ardhshëm”, është një garë ndërkombëtare, me seli në Lublanë të Sllovenisë, që mbledh idetë e arkitektëve, të cilët do të ndërtojnë qytetet e Evropës në vitet në vijim.
Në këtë edicion , kishin konkurruar 700 veta nga e mbarë bota, me 367 punime, në fushën e arkitekturës.
Benart Shala, ka thënë se kjo i jep motiv atij për të vazhduar tutje.
“Momentin që zgjidhem nga kandidatët në garë, automatikisht na ndihmon për të qenë në Konferencën e Lubjanës, ku prezantojnë më shumë se 20 organizata ndërkombëtare. Aty mund të lidhemi me ndonjë organizatë dhe të prezantojmë projekte në mbarë Evropën”, tha Shala.
Ideja e projektit të Benartit, është përjetimi ndryshe i arkitekturës në të ardhmen, të cilin e nxori në pah për afro tetë muaj.
Ai ka thënë se vetën në të ardhmen e sheh si arkitekt ndërkombëtar.
“Me thënë të drejtën, për mua është shumë e rëndësishme të jem përfaqësues i Kosovës krahas vendeve tjera. Të dinë edhe vendet tjera se ka cilësi në Kosovë”, tha Benart Shala./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Kurti merr pjesë në ceremoninë e LGBTI "T’du qashtu qysh je": Liria për të dashuruar është e drejtë universale

Haradinaj: Ekziston një dyshim se Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit dëshiron ta ndajë Kosovën

Analizohen anët pozitive dhe negative nga shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë

Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova nga pasojat tjera

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen