Aktorja e njohur Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo muajin e kaluar kishin njoftuar fejesën e tyre në Instagram.

Dje (e diel) Bella dhe i fejuari vendosën të festojnë kurorëzimin e dashurisë së tyre me fejesë në Los Angeles.


Me flokë të kuqe dhe një kurorë në kokë Bella dukej si një princeshë e vërtet, krejt kjo jo vetëm falë kurorës, por ishte fustani i saj i kuq ai që e shfaqi atë në formën më të mirë.

Për fustanin në një nga ditët e saj më të rëndësishme Bella i besoi dizajnerit Valdrin Sahiti.

b3nm 177554725 763003427729372 5010287935035222977 n Foto: b3nm/Instagram

Me krah të lëshuar dhe këmbën e hapur, hiret trupore të aktores viheshin në pah në formën më të mirë.

b3nm 178962958 2893966700846109 8477593873370665800 n Foto: b3nm/Instagram

Kombinuar me një çantë të kuqe dhe këpucë të së njëjtës ngjyrë, veshja ishte e kompletuar në mënyrën më perfekte të mundshme.

Ndryshe, Thorne dhe Mascolo kanë bërë publike lidhjen e tyre në Instagram në vitin 2019. /Telegrafi/

Older Man Two Photos Text Meme 1 1 Foto: b3nm/Instagram

valdrinsahitiofficial 177554715 2899596643645126 4486087795949802278 n Foto: valdrinsahitiofficial/Instagram