Ajo bëri debutimin e saj në "Victoria's Secret" në vitin 2016.

Dhe të hënën (8 nëntor), Bella Hadid , 25 vjeç, nisi sezonin festiv me një stil të vrullshëm, ndërsa pozoi për fushatën më të re të Krishtlindjeve të markës së të brendshmeve .


Supermodelja i ngriti temperaturat teksa pozoi në një palë sytjena me dantella të kuqe dhe me funde të ngjashme, me një kampanjë të re promovuese për “Victoria’s Secret”.

Bella Hadid Victorias Secret Holiday 2021 Campaign01 Foto: Victoria's Secret

Xhirimet me temën e Krishtlindjeve shfaqin Bella si "Alice in Wonderland" duke pozuar me një fund gjigant prej tyli dhe çizme me taka të larta.

Mbretëresha e pasarelës mund të shihet duke u shtrirë në një divan i vendosur në pyll, ndërsa ajo thekson figurën e saj të përkryer fizike, shkruan DailyMail.

Bella dukej më në formë se kurrë më parë në fushatën e Krishtlindjeve 'Mad For Plaid' që shënon rikthimin e saj në markën e famshme.

Fushata vjen pas pretendimeve se ajo nuk ndihej e sigurt kur ecte në shfaqjet e tyre në vitin 2019.

Bella Hadid Victorias Secret Holiday 2021 Campaign06 Foto: Victoria's Secret

Shfaqja vjetore e modës e "Victoria's Secret 2019" u anulua pas reagimeve të vazhdueshme për mungesën e diversitetit që rezultoi në rënie të shifrave të shitjeve.

Në një përpjekje të fundit për të rikthyer imazhin e markës në qershor, gjiganti i të brendshmeve njoftoi emrat e tij të ri 'të larmishëm' të përfaqësueseve, i cili përfshin Priyanka Chopra Jonas dhe Megan Rapinoe.

Tradicionalisht, marka është promovuar nga një listë e supermodeleve të profilit të lartë, që njihen ndryshe edhe si 'Engjëjt' e "Victoria's Secret". /Telegrafi/