LAJMI I FUNDIT:

Beleri: Rama po dezinformon, nuk ka vendim gjykate që ndalon lejen për betimin tim

Beleri: Rama po dezinformon, nuk ka vendim gjykate që ndalon lejen për betimin tim

Kandidati fitues i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka reaguar nga burgu përmes një postimi në Facebook, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e betimit të tij.

Sipas Belerit nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij për leje të veçantë për të bërë betimin. Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të Burgut ku ndodhet.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në dy raste është shprehur jashtë afatit 24-orë të parashikuar në rregullore dhe në rastin e fundit nuk është shprehur fare, me qëllim që unë të mos ta ankimoj refuzimin në gjykatë. Dihet botërisht se IEVP Penale dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve janë nomenklaturë e Këshillit të Ministrave në Shqipëri dhe nuk janë organe të pavarura të drejtësisë”, shkruan Beleri.

Partitë Popullore Evropiane miratojnë rezolutën që kërkon lirimin e Belerit, reagon Rama
Lexo po ashtu Partitë Popullore Evropiane miratojnë rezolutën që kërkon lirimin e Belerit, reagon Rama

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës shton në deklaratën e tij se në Shqipëri ka disa raste ku deputetë që kanë qenë në burg kanë marrë leje për të shkuar në Parlamentin Shqiptar për të votuar ligje apo për të bërë betimin, duke kujtuar këtu Mark Frrokun dhe Azgan Haklajn.

“Ne këtë kontekst, mos dhënia e lejes për të bërë betimin, e përsëris , është kufizim i rëndë i të drejtave të mia kushtetuese dhe gjithashtu shprehje e një qëndrimi autokratik dhe antiligjor drejtëpërdrejt i Kryeministrit Rama, i cili nuk pranon dot ‘votën’ e Himarës kundër tij në 14 maj.

Kryeministri Rama për fat të keq vijon të “furnizojë” opinionin publik dhe miqtë e Shqiperisë në botë me gënjeshtra dhe dezinformim lidhur me arrestimin tim dhe vijon gjithashtu nëpërmjet deklaratave publike të ushtrojë trysni mbi gjykatat me proklamata dhe fjalime pa lidhje për mua personalisht dhe mediat që kanë pasqyruar me realizëm faktet dhe rrethanat e çështjes në fjalë”, shkruan Beleri i cili me argumentin se do të hedhë poshtë çdo dezinformim, ka publikuar dhe dokumentet përkatës që vërtetojnë ato që ai thotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori