LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Vazhdojmë të mbështesim sektorin e turizmit dhe hotelierisë

Bekteshi: Vazhdojmë të mbështesim sektorin e turizmit dhe hotelierisë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme realizoi takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës për Turizëm dhe Hotelieri në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë, në të cilën bisedoi për problemet me të cilat përballet sektori i turizmit dhe hotelierisë si rezultat i krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Kovid 19 dhe masat që do të merren në të ardhmen për të zvogëluar dëmet.

Siç njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë, Bekteshi ka thënë fokusi i Qeverisë ishte pikërisht në mbështetjen e turizmit dhe hotelierisë, ku edhe u miratuan dhe zbatuan disa masa në muajt e fundit, të tilla si: subvencione për pagimin e pagës minimale për punëtorët, vauçerë për mbështetje të turizmit vendor dhe subvencione për organizimin e konferencave, seminareve dhe trajnimeve në kapacitetet turistike vendore.


“Rëndësia e këtij sektori për Ministrinë e Ekonomisë dëshmohet edhe nga vet fakti se një nga takimet e para të punës në mandatin e ri është pikërisht ky takim me Shoqatën për Turizëm dhe hotelieri. Mbështetja për këtë sektor do të vazhdojë në periudhëne ardhshme përmes Pakos së katërt të masave që është në përgatitje e sipër. Masat do të sjellen me përfshirjen e plotë dhe konsultimin e sektorit bazuar në nevojat reale”, deklaroi ministri Bekteshi.

Ai informoi se deri më tani janë përdorur mbi 25 mijë vauçerë për mbështetje të turizmit vendor, ndërsa shumica e fondeve për mbështetje financiare për pagimin e pagës minimale janë përdorur nga sektori i turizmit dhe hotelierisë, gjë që tregon se që në momentet e para mbështetja ishte në drejtimin e duhur. Në këtë moment, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria kanë plane edhe më të mëdha për periudhën në vijim dhe në këtë drejtim do të krijohen masat në të ardhmen.

Ministri, gjithashtu informoi se programi i Qeverisë për mandatin katër-vjeçar parashikon uljen e TVSH-së për shërbimet e restoranteve, e cila është një nga kërkesat e kahershme të punonjësve të turizmit.

Shoqata për Turizëm dhe hotelieri ka paraqitur disa kërkesa të cilat Ministria e Ekonomisë do t’i shqyrtojë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të veprohet në kohën e duhur.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori