LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Punojmë në realizimin e masave për mbështetje të turizmit

Bekteshi: Punojmë në realizimin e masave për mbështetje të turizmit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e sektorit turistik dhe drejtorin e Agjencisë për promovimin e turizmit, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e sektorit të turizmit dhe hotelierisë dhe masat që janë ndërmarrë për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga Kovid-19.

Siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, Bekteshi i ka informuar përfaqësuesit e Odave turistike dhe hotelierike për realizimin e masave të miratuara për mbështetje të këtij sektori.


“Bekteshi informoi se që nga fillimi i krizës shëndetësore dhe ekonomike, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në mbështetje të sektorit të turizmit dhe hotelierisë janë miratuar disa dekrete. Mes tyre janë Dekreti me fuqi ligjore për lëshimin e kuponëve për agjencitë e udhëtimit, pastaj Dekreti për zgjatjen e afatit të vendimit për kategorizimin e objekteve hotelierike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Dekret me fuqi ligjore për zgjatjen e afatit të licencës për objektet hotelierike kabare,disko klubeve dhe bareve të natës si dhe Dekreti me fuqi ligjore për lëshimin e kuponave prej 6,000 denarëve për punëtorët me të ardhura të ulëta dhe kartelën pagesore prej 3,000 denarëve për turizmin vendas”.

“Ministri po ashtu informoi se është përgatitur Programi për Subvencione për bashkëfinancim të konferencave dhe ngjarjeve në vlerë prej 50% dhe më së shumti deri në 30,000 denarë, si dhe Dekreti i cili lehtëson kushtet për kategorizimin e objekteve hotelierike për akomodimin e individëve dhe uljen e numrit të komisionit për kategorizimin nga 13 deri në 5 anëtarë me përfshirjen e një anëtari të sektorit privat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërsa përfaqësuesit e sektorit të turizmit dhe hotelierisë theksuan se për momentin është e nevojshme të miratohen protokolle për funksionimin e hoteleve, për të cilat Ministria e Ekonomisë do të dorëzoj rekomandimet nga Komisioni Evropian deri tek Komisioni për Sëmundje Infektive për miratimin e të njëjtave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori