Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka rrëfyer se si në vitin 1995 kishte parë në ëndërr komplet ngjarjen e 5,6 dhe 7 marsit në Prekaz.
Ai gjatë emisionit “Debat Plus”, shpjegoi se si pas ëndrrës në momentin e zgjimit ka qarë pa pushim, edhe pse ishte i vetëdijshëm që ishte një ëndërr.
“E kam pa një andër se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars. Dhe këtë andërr e kam parë në 95’tën. Edhe pse thonë që andrrat e mëngjesit nuk tregojnë, por fatkeqësisht mua më ka treguar. Ka qenë ora 08:00 e mëngjesit kur më ka dal gjumi, isha kon duke kajt dhe e kisha bo jastëkun qull, me lot. E pash veten që është andërr, por prapë smujsha mu ndal, ama e kam pa komplet ngjarjen se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars”, tha ai.
Tutje ai shpjegoi se si ëndërra i doli identike me rrëfimet e ngjarjes së rëndë të Besartës dhe Bashkim Jasharit.
“Identik se qysh e tregon motra Besarta, Bashkimi, komplet identik e kam parë ngjarjen se qysh ka ndodh. Në andërr e kam parë se cka ka ndodh me një kushëri tonin, Sahit Jasharin. Vazhdova prapë me qajt deri sa ra zilja e derës erdhi një shoq, që djali i mixhës së tij ka qenë shok i ngushtë i babait tim, Hamzës, i Majacit të Podujevës, Afrim Zena…ra zilja dhe e kam pa në ati spijunkën e derës dhe kam ik në banjo, mu mundu me i pastru sytë e mu kthjell. Pas 10 minutash trokiti në derë të banjos dhe më pa më sytë e kuq… i tregova dhe më tha ta dhezi shuplakë se andërr është…po thash ‘po e di por s’po muj nalna, se di pse’ “.
Por, Jashari tha se kur ka ndodh sulmi në Prekaz “kush lot n’su s’më ka pa”.
Ai gjatë rrëfimit tregoi se këtë ëndërr ia ka thënë axhës së tij dhe të tjerëve në familje.
“Nuk e di a ka qenë viti 1996 apo 1997, ramë me flejtë në një dhomë, mixha, unë Murati edhe se kush ka qenë dikush mysafirë, një nip i joni, nuk më kujtohet. Mixha po i bën lutjet kur shkon me flejt…’ishalla cohemi mirë në mëngjes e nuk nijmë naj lajm të keq…’, edhe Murati, se ai jetonte pak më larg se ne, e unë jetoja me mixhën, tha ‘ej doni mem lan pa flejt, capo folni kështu palidhje’, edhe mixha po i thotë ‘s’jam duke fol palidhje, por jemi në një situatë të keqe, duhet me mendu që në mëngjes ose para mëngjesit bën telefoni ose të lajmëron dikush se ka ndodh dicka atje për familjen në Prekaz. Dhe aty e kam shpjegu, ‘sa jeni kan në Shqipni qishtu-qishtu e kam pa një andërr’, e po ma bën Murati ‘edhe andrrat ti i ki palidhje’, e mixha tha ‘duhet me prit edhe atë që ndodh’ “, tha Jashari në rrëfimin e tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës