Presidenti amerikan, Joe Biden nuk ka mundur të zbres për rreth 30 minuta prej aeroplanit në Uashington për shkak të një stuhie bore që goditi kryeqytetin amerikan.

Videoja, e cila tregon të parin e shtetit amerikan duke zbritur më në fund nga aeroplani, shpejt u bë virale.


Biden mundi të zbriste pasi stafi i aeroportit mezi arriti t’i afronte shkallët deri te dera e aeroplanit. Kamioni po shtynte shkallët me ndihmën e punëtorëve, ndërsa ata po çanin borën e madhe.

Më pas ai e mbuloi fytyrën me një maskë ndërsa zbriste shkallët një agjent i Shërbimit Sekret e ndoqi atë gjatë gjithë kohës.

Ndryshe, mbi 725 mijë qytetarë në Uashington dhe vendet përreth nuk kanë energji elektrike për shkak të stuhisë së borës. /Telegrafi/