LAJMI I FUNDIT:

Koshtunica: Zgjidhja për Kosovën, sipas modelit të Hong Kongut

Koshtunica: Zgjidhja për Kosovën, sipas modelit të Hong Kongut

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se kishte një propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se ai bazohej në modelin  e Hong Kongut.

Koshtunica, siç shkruan ‘Kurir’, përcjell Telegrafi, thotë se ky model do të ishte kompromis, i cili do të përjashtonte të gjitha opsionet ekstreme dhe do të ishte i suksesshëm, i qëndrueshëm dhe funksional.


“Një autonomi e mbikëqyrur, për dallim nga pavarësia e mbikëqyrur, në pajtim me Kartën e OKB dhe Kushtetutën e Serbisë. Në këtë mënyrë do t’u mundësohej shqiptarëve në ‘Krahinën Autonome të Kosovës’, që vetë të qeverisin  dhe të realizojnë interesat  e tyre. Në anën tjetër Serbia, në pajtim me Kartën e OKB do të ruante sovranitetin dhe integritetin”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Pas tërheqjes nga funksionet shtetërore dhe partiake, Koshtunica është tërhequr nga jeta politike, dhe në paraqitjen e tij pas një kohe të gjatë, ka vlerësuar se “propozimi i tij për autonomi substanciale do të siguronte një zgjidhje stabile dhe të qëndrueshme për statusin e Kosovës”.

Ai megjithatë nuk është deklaruar qartë në pyetjen nëse propozimi i tij sot do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori