Ka përfunduar hartimi i një drafti të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo është bërë me dije për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Institutit gjerman “Friedrisch Ebert Stiftung”, Rene Schlee.
Institutit gjerman “Friedrisch Ebert Stiftung” (FES) ka konfirmuar se tashmë kanë përfunduar hartimin e një drafti të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në një përgjigje thënë për Radio Kosovën, zëdhënësi i këtij instituti, dega në Prishtinë, Rene Schlee, ka konfirmuar se tashmë është gati një draft i përmbajtjes për diskutim, por nuk ka sqaruar se çfarë përmban ky draft.
“Në këtë fazë mund ta konfirmojë që ne kemi përfunduar hartimin e statutit dhe në një të ardhme të afërt do të mblidhemi me partnerët tanë për të diskutuar se kur do të ketë një organizim publik për prezantimin e Drafti për Asociacionin,” ka thënë Schlee për Radio Kosovën.
Lidhur me këtë i kontaktuar nga mediumi, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk ka marrë ndonjë përgjigje për këtë çështje.
Në shtator të vitit 2022 gazeta serbe “Večernje Novosti” kishte shkruar se një draft dokument për Asociacionin ishte hartuar nga zyra e FES-it në Beograd dhe Instituti Evropian i Paqes dhe se bazuar në këtë, ky draft –statuti i Asociacionit ishte vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Por FES, dega në Prishtinë, kishte sqaruar se drafti i publikuar ishte i FES-it në Kosovë. Ata kishin thënë se nuk kishin pranuar nga asnjëra palë ndonjë kërkesë për hartimin e statutit të Asociacionit.
Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Evropian i Paqes në një reagim të tyre kishin shtuar se “Dy organizatat tona nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak, qeveria gjermane apo ndonjë palë tjetër për të hartuar një statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Diskutimet tona ishin të brendshme, duke përdorur informacione të njohur për publikun, për tema me interes publik, e cila është fushë ekskluzive e shoqërisë civile,” thuhej në reagimin e tyre.
Sidoqoftë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pati thënë se janë të pavlera të gjitha dokumentet që hartohen për draftin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe nga organizata joqeveritare.
Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve për të krijuar një ambient për dialog ndërmjet palëve, duke kërkuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të procesit të dialogut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin
“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?
Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar
Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës
Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës