LAJMI I FUNDIT:

Bëhen bashkë 23 modele nga McLaren, që së bashku kushtojnë mbi 60 milionë dollarë (Foto)

Bëhen bashkë 23 modele nga McLaren, që së bashku kushtojnë mbi 60 milionë dollarë (Foto)

Për të realizuar disa fotografi, u grumbulluan makinat më të mira nga McLaren

Kompania McLaren nuk ka modele të lira, megjithëse disa janë më të shtrenjta se tjerat, për elemente që i bëjnë shumë më të veçanta, transmeton Telegrafi.


Në këto fotografi, janë bërë bashkë disa prej modeleve më të shtrenjta të këtij prodhuesi, që kanë çmim marramendës.

McLaren Technology Centre ka qenë hapësira ku u mblodhën 23 vetura, që së bashku kushtojnë mbi 60 milionë dollarë, për të cilat janë shpenzuar shumë fibra karboni.

Fillimisht, bien në sy modelet Sport Series, që kushtojnë nga 4.6 milionë dollarë, si dhe disa Speedtail që janë modelet më të shtrenjta të McLaren.

Mes tyre ndodhen edhe Senna, P1 dhe P1 GTR, ndërsa nuk mungon as MP4-12C që është një ndër njësit e para që është lansuar. /Telegrafi/