LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 24 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve të lagjes Gashani në Tërstenik të Drenasit

Bëhen 24 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve të lagjes Gashani në Tërstenik të Drenasit

Sot janë bërë 24 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve të lagjes Gashani në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Katër dëshmorët Nasuf Gashani, Tahir Gashani, Naim Tiku dhe Besim Tiku ranë heroikisht duke luftuar kundër armikut.


Kurse martirët Zekë Gashani, Zelfije Gashani, Brahim Gashani, Rizah Tiku, Sadri Gashani, Hajrullah Gashani, Mihane Gashani, Faton Gashani, dhe Fatmir Gashani u vranë nga armiku.

Në çdo përvjetor të rënies së këtyre dëshmorëve, mbahen aktivitete të shumta , duke filluar nga homazhet e dëshmorëve në Morinë, si dhe aktivitete tjera artistike.

Para disa viteve, lidhur me këta dëshmorë është bërë edhe promovimi i dy këngëve patriotike.