LAJMI I FUNDIT:

Begaj takon presidentin kroat: Propozojmë linjë ajrore direkte Shqipëri-Kroaci

Begaj takon presidentin kroat: Propozojmë linjë ajrore direkte Shqipëri-Kroaci

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Kroaci ku është pritur në një ceremoni nga homologu i tij, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Pas takimit, presidentët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.


Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj ka dhënë detaje mbi takimin, ndërsa është shprehur se në fokus të bisedës të zhvilluar me Milanoviq ishte forcimi i marrëdhënieve, axhenda e integrimit evropian si dhe zhvillimet rajonale.

Gjithashtu, Begaj tha se ka ndarë mendimin me homologun e tij kroat për një linjë direkte ajrore Shqipëri-Kroaci.

Presidenti kroat: Serbia në pozitë politike skizofrenike, interesi ynë dhe i Shqipërisë është normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd
Lexo po ashtu Presidenti kroat: Serbia në pozitë politike skizofrenike, interesi ynë dhe i Shqipërisë është normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd

“Kjo është vizita e dytë e imja si president jashtë vendit pas asaj të Kosovës e cila për mua ka një rëndësi të madhe. Vizita ime në Kroaci është e rëndësishme në kuadër të marrëdhënieve të dy vendeve. Pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë të gjatë, ku fokusi ishte forcimi i marrëdhënieve, axhenda e integrimit evropian si dhe zhvillimet rajonale”, tha Begaj.

“Marrëdhënia mes dy vendeve është në ditët e tyre më të mira. Ata kanë në themel prioritetet e dy vendeve tona dhe vizionin e përbashkët për Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet tona festuan 30-vjetorin vitin që shkoi dhe në këto tre dekada kemi krijuar një kapital shumë të mirë. Pavarësisht kësaj, ende mbetet shumë për të bërë në kuadër të zhvillimit ekonomik mes dy vendeve”, shtoi Begaj.

“E sigurova presidentin se investimet kroate në Shqipëri janë të mirëpritura në energji dhe turizëm, infrastrukturë, bujqësisë. Për një ndërlidhje më të mirë mes dy vendeve, ndamë mendimin të propozojmë një linjë ajrore direkte mes dy vendeve, apo ndërlidhje midis porteve të dy vendeve”, shtoi presidenti shqiptar.

Presidenti kroat: Serbia në pozitë politike skizofrenike, interesi ynë dhe i Shqipërisë është normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd
Lexo po ashtu Presidenti kroat: Serbia në pozitë politike skizofrenike, interesi ynë dhe i Shqipërisë është normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd

“Propozojmë një marrëveshje për sigurimet shoqërore do të ndikojë më shumë për marrëdhëniet mes 2 popujve tonë. Vlerësova që Kroacia mund të shërbejë si një model e një shembull i mirë për Shqipërinë. Mirënjohje për ndihmën për integrimin evropian. Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur reformat e nevojshme. Presidenti më siguroi se mbështetje, ekeperienca kroate nuk do të na mungojë. Vlerësova mbështetjen që Milanoviç i ka dhënë Koosvës në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si dhe për liberalizimin e vizave. Mes vendeve është interes i përbashkët që edhe Kosova të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s. Kosova nuk është e dyzuar as ndaj NATO e as ndaj BE”, tha më tej Begaj.

“E ftova presidentin për një vizitë zyrtare në Shqipëri në momentin që ai ta konsiderojë të arsyeshme”, tha Begaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori