LAJMI I FUNDIT:

Begaj kundër deklaratës zyrtarëve britanik: Të bëjë të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta, si punëtorë sezonalë

Begaj kundër deklaratës zyrtarëve britanik: Të bëjë të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta, si punëtorë sezonalë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar sot nga Kukësi për etiketimet e zyrtarëve britanikë ndaj shqiptarëve, të cilët përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve të paligjshëm që kanë kaluar këtë vit Kanalin e La Manshit, nga Franca drejt Anglisë.

Ai i është referuar deklaratave të Sekretares së Punëve të Brendshme në Britani, Suella Braverman, e cila ka folur për “pushtim” nga emrigrantët.

“Nuk mund të anatemohen dhe të etiketohen si pushtues për faktin që shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në botë, janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale, duke paguar taksa”, tha Begaj.


“Nuk është e drejtë të bullizohen. Natyrisht ka edhe elemente anësore të padëshiruara, që mund të kenë lidhje me krimin, por si këto nuk janë vetëm shqiptarë”.

Begaj tha se i ka kërkuar qeverisë britanike që investimet e saj t’i bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrantë.

“Rruga e duhur është që investimet të bëhen të prekshme nga qytetarët, të mos jenë vetëm në kuadrin e këshillimeve, por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë, të punojnë e të jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropojë”.

Begaj tha gjithashtu se i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar që të hapë një konsullatë në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta, si punëtorë sezonalë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori