LAJMI I FUNDIT:

Begaj-Balaj: Deri tani kemi pranuar 780 aplikacione për statusin e viktimës së dhunës seksuale, 6 meshkuj kanë fituar këtë status

Begaj-Balaj: Deri tani kemi pranuar 780 aplikacione për statusin e viktimës së dhunës seksuale, 6 meshkuj kanë fituar këtë status

Minire Begaj-Balaj thotë se 145 raste janë verifikuar dhe u është pranuar statusi i viktimës së dhunës seksuale, 102 raste janë refuzuar ndërsa tjerat raste janë në shqyrtim.

Kryetarja e Komisionit për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, Minire Begaj-Balaj, ka thënë se duhet një ndërgjegjësim në shoqërinë kosovare sa u përket rasteve të viktimave të dhunuara gjatë luftës.

Ajo në emisionin “Përballje” me Muhamet Hajrullahun që transmetohet në RTV Dukagjini ka thënë se tashmë ka veprime konkrete për t’u dalë në ndihmë kategorisë së femrave të dhunuara në luftë.

Begaj-Balaj ka dhënë edhe disa statistika në lidhje me numrin e aplikacioneve dhe numrin e atyre që tashmë u është pranuar statusi i viktimave.

“Deri tani, në nivel vendi janë pranuar 780 aplikacione nga viktimat e dhunës së pretenduar seksuale. Nga kjo shifër, 145 prej tyre janë verifikuar që kanë përjetuar dhunë, dhe u është pranuar statusi. Tashmë ato kanë filluar të pranojnë benificionet që u takojnë në bazë të ligjit”.

Kryetarja e Komisionit për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës ka thënë se deri tani kemi 102 raste të refuzuara.

“Kemi 102 raste të refuzuara. Në raste të caktuara, nëse palët mendojnë se u është bërë e padrejtë me refuzimin e statusit, ato mund të kërkojnë rishqyrtimin e lëndës, por duhen prova të reja”.

Ajo ka treguar disa nga arsyet pse aplikacionet refuzohen nga komisioni qeveritar.

“Nëse viktima tregon me dy rreshta se është dhunuar dhe gjendja e saj shëndetësore apo ekonomikë është e rëndë, jo domosdoshmërisht merr statusin e viktimës së dhunës seksuale. Nëse nuk ka pasur ndonjë storje bindëse, komisionit nuk i duhen shumë dokumente por një rrjedhë e qartë e ngjarjes”.

Begaj-Balaj ka thënë se nuk ka vetëm raste të dhunimit të grave, por ka edhe meshkuj që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë.

“Ndoshta ata e kanë edhe më të vështirë të rrëfejnë përjetimet e tyre. Shoqëria jonë ende nuk është e përgatitur të dëgjoj storjet e burrave, sepse me të vërtet janë të dhembshme.

Sipas zyrtares qeveritare edhe pse numri i femrave të dhunuara në Kosovë është i madh, por ka edhe raste të dhunimit të meshkujve.

“Deri më tani në kemi njohur gjashtë raste të dhunimit seksual, ku viktima kanë qenë meshkujt. Mund të ketë edhe raste tjera që ende nuk i kemi hapur për shqyrtim, por në raport me femrat e dhunuara ky numër është shumë i vogël”, deklaroi ndër të tjera Minire Begaj-Balaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori