LAJMI I FUNDIT:

Beckham projekton transferimin e Messit dhe Ronaldos

Beckham projekton transferimin e Messit dhe Ronaldos

Pronari i Inter Miamit, David Beckham pranon se aspiron të nënshkruajë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Ish-mesfushori i Manchester United dhe Milanit mori pjesë në një ngjarje për të zbuluar fanellën e re të Miamit të shtunën dhe diskutoi planet e klubit për të ardhmen.

“Unë kam thënë që nga dita e parë që sistemi ynë i akademisë është një pjesë masive e këtij klubi dhe nëse mund të sjellim lojtarë këtu që kanë jetuar dhe kanë marrë frymë te Inter Miami, atëherë ky është qëllimi”, ka thënë Beckham për AFP.


“Por, ne gjithashtu e dimë që duke qenë në Miami, tifozët tanë duan të shohin yjet e mëdhenj. Ne tashmë kemi lojtarë si Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi të cilët ia shtojnë shkëlqimin, por gjithashtu në të ardhmen ne duam të kemi mundësinë të sjellim disa emra të mëdhenj”.

Të dy Higuain dhe Matuidi iu bashkuan Inter Miamit nga Juventusi verën e kaluar, por Beckham duket se dëshiron më shumë pasi ai refuzoi të përjashtojë lëvizjet për Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Lojtari duhet të jetë i duhuri për ekipin, ende ka ambicie dhe dëshiron të fitojë”, shtoi Beckham.

“Pra, cilido lojtar me të cilin flasim, duhet të sigurohemi se kjo është një përparësi”.

“Sigurisht, ne gjithmonë duam të sjellim lojtarë të shkëlqyeshëm. Miami është një tërheqje e shkëlqyeshme për këdo dhe ata lloj lojtarësh [Messi dhe Ronaldo] janë lloji që ne aspirojmë të sjellim këtu”, ka shtuar më tej legjenda e futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori