Maserati GranTurismo është rikthyer në gamën e prodhuesit italian dhe versioni i fundit ka ruajtur kryesisht formën e njohur që entuziastët dhe fansat e njohin dhe e duan.
Në reklamën e re për GranTursimo paraqitet futbollisti i famshëm anglez, David Beckham dhe quhet “GranTurismo dhe David Beckham – From you to a new you”. Becks e drejtonte veturën në dy mënyra, të relaksuar dhe komode dhe mjaft dinamike.
GranTurismo i ri mundësohet nga motori Nettuno V6 që u përdor për herë të parë në modelin MC20. Të gjitha modelet GT kanë si standard lëvizjen me katër rrota, me preferencë të lëvizjes me rrota të pasme. Ka tre versione, dhe njëri prej tyre ofron një veturë plotësisht elektrike.
Në versionin Modena, motori Nettuno zhvillon 489 kuaj/fuqi dhe 600 Nm çift rrotullues, ndërsa Trofeo jep 550 kuaj/fuqi dhe 650 Nm çift rrotullues.
GranTurismo Folgore tërësisht elektrik ka një arkitekturë 800 volt, i mungon bagazhi i përparmë dhe fuqizohet nga tre motorë elektrikë 300 kW. Fuqia maksimale është 750 kuaj/fuqi dhe 1349 Nm çift rrotullues. Modeli është i pajisur me një bateri në formë T me kapacitet 92.5 kWh, e cila është e vendosur në qendër.
Modeli elektrik përshpejton nga 0 në 100 km/h për 2.7 sekonda dhe arrin një maksimum prej 319 km/h. Trofeo dhe Modena kanë të njëjtën shpejtësi, por 100 km/h e arrijnë përkatësisht për 3.5 dhe 3.9 sekonda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-11-780x439.jpg)
Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë
![Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-4-780x439.png)
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
![Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-6-780x439.png)
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato
![Shitjet e Tesla-s bien në Gjermani - a ndikoi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-12-780x439.png)
Shitjet e Tesla-s bien në Gjermani - a ndikoi "aktivizmi politik" i Elon Musk?
Ky është koleksioni i veturave luksoze që iu konfiskuan El Chapos (Foto)
![Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-15-780x439.jpg)
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit