LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe dy bashkëpunime të rëndësishme me Snoop Dogg dhe Dolly Parton

Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe dy bashkëpunime të rëndësishme me Snoop Dogg dhe Dolly Parton
Bebe Rexha në "Grammy Awards 2023" (Foto: Jeff Kravitz/FilmMagic)

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar se më datë 28 prill do të publikojë albumin e saj më të ri, njëherësh të tretin në karrierë, “Bebe”.

Së fundmi, ajo i ka njoftuar fansat e saj në rrjetet sociale me listën e këngëve që do të jenë të përfshira në këtë album.

Pa dyshim që pjesë e albumit është edhe mega hitit “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan, por nuk do të mungojnë edhe dy bashkëpunime të tjera shumë të rëndësishme.


Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Bëhet djalë për këngën e tretë “Satellite” të cilën ajo do ta sjellë në bashkëpunim me reperin e famshëm Snoop Dogg dhe këngën e fundit të albumit, “Seasons”, për të cilën ka bashkëpunuar me legjendën e muzikës ‘country’, Dolly Parton.

Lista e këngëve të albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Albumi “Bebe” do të nism e këngën e saj “Heart Wants What It Wants”, të cilën ajo e publikoi së bashku me klip në muajin shkurt, teksa pak ditë më parë ka publikuar edhe këngën tjetër të albumit, “Call On Me”.

Ky album vjen dy vjet pasi Rexha publikoi albumin e dytë në karrierë të titulluar “Better Mistakes” dhe pesë vjet pasi publikoi albumin e parë, “Expectations”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Kalo në kategori