Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke e promovuar albumin e saj më të ri "Bebe", i cili u publikua më 28 prill.

Ky është albumi i tretë në karrierën e këngëtares, pas dy albumeve të para shumë të suksesshme: "Better Misatkes" në vitin 2021 dhe "Expectations" në vitin 2018.


Pjesë e albumit janë tri bashkëpunime shumë të suksesshme: "Seasons" me Dolly Parton, "I'm Good (Blue) me David Guettan dhge "Satellite" me Snoop Dogg.

unknown 335739459 1415254289241684 8969660292086959888 n 2

Këtë të fundit ajo e ka interpretuar live së fundmi në emisionin e famshëm amerikan, "Jimmy Kimmel Live".

Duke qenë se tematika e këngës flet për tymosjen e marihuanës, këngëtarja 33-vjeçare ishte tërësisht brenda kontekstit gjatë performancës së saj.

Kjo pasi ajo kishte veshur një kostum të gjelbër me disa gjethe pas shpinës, duke marrë kështu pamjen e një gjetheje kanabisi.

Vet Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga kjo paraqitje, duke treguar dukjen e saj ikonike në emisionin e prezantuesit të famshëm, Jimmy Kimmel.

344277384 213075084768879 5768699611704720161 n

"Po, unë isha një gjethe gjigante e barërave të këqija për performancën time në 'Jimmy Kimmel Live'. Një gjethe sativa për të qenë të saktë. Faleminderit Marta Del Rio që më ndihmove të realizoj idenë time", shkroi Rexha në Instagram. /Telegrafi/

344361929 797671662021461 3318180309562162349 n

344228076 252145447268374 7356170967636284848 n e1683102511979

344177366 3330818673895530 6220563260342323535 n e1683102490809

344247994 188295280744410 8750115378830082166 n e1683102476460