LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha tregon të vetmen gjë që australianët e bëjnë më mirë se gjithë të tjerët, sipas saj

Bebe Rexha tregon të vetmen gjë që australianët e bëjnë më mirë se gjithë të tjerët, sipas saj

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha do të shkojë në Australi për një turne koncertesh në nëntor.

Dhe ylli 34-vjeçar i muzikë pop po planifikon të arrijë një orar në mënyrë që të shijojë të vetmen gjë që ajo thotë se australianët e bëjnë më mirë se kushdo tjetër në botë – një filxhan kafeje të përsosur.

Intterpretuesja e shumë hiteve botërore, e cila ka kompozuar këngë për emra si: Eminem dhe Selena Gomez, bëri zbulimin befasues gjatë një interviste në KIIS FMs Kyle dhe Jackie O Show të premten, shkruan DailyMail.


“Unë ndoshta do të vij pak më herët në Australi… vetëm për t’u ambientuar [siç], për të marrë kafenë time, sepse e dua kafenë në Australi”, tha ajo.

Bebe Rexha shkëlqen në fustanin e kreatores nga Kosova, Albina Dyla
Lexo po ashtu Bebe Rexha shkëlqen në fustanin e kreatores nga Kosova, Albina Dyla

“E kam provuar kafenë në Itali, Greqi dhe Kolumbi dhe kudo dhe kafeja më e mirë është në Australi”, tha Rexha.

Prezantuesja Jackie O Henderson ishte qartësisht e impresionuar nga shija e Bebe Rexhës. “Të dua Bebe që e thua këtë”, tha ajo.

Këngëtarja e hitit “Back to You” do të organizojë tri koncerte në Australi muajin e ardhshëm.

Bebe do ta fillojë shëtitjen e saj në Aussie në Brisbane, me një koncert në Tivoli më 11 nëntor, përpara se të shkojë në Sydney për një koncert në ‘Liberty Hall’ më 13 nëntor.

Këngëtarja e lindur në New York do të përfundojë turneun e saj në teatrin ‘Forum’ të Melburnit më 14 nëntor.

Kjo vjen pak kohë pasi artistja me origjinë shqiptare pati një paraqitje tejet tërheqëse në MTV Video Music Awards 2023, që u mbajt në New Jersey, ShBA.

Bebe Rexha ishte e nominuar për bashkëpunimin më të mirë për “I’m Good (Blue)” me David Guetta.

Në fund KAROL G dhe Shakira e morën çmimin në fjalë për bashkëpunimin e tyre “TQG”.

Bebe konfirmoi në korrik se ishte ndarë me të dashurin e saj, drejtorin e fotografisë Keyan Safyari, pas tri vitesh së bashku, teksa shpërtheu në lot ndërsa performonte në “O2 Shepherd’s Bush Empire” të Londrës.

“Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak dhe ju duhet të më ndihmoni”, i tha ajo audiencës teksa filloi të qante.

Bebe nuk lejoi që ndarja ta pengonte, teksa mbajti turneun e saj në ShBA dhe Evropë, gjersa tani do të vazhdojë në Azi dhe Australi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë

Zarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë

Magazina

"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit

Magazina
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina

"Egli do të qëndrojë deri në fund me 'king-in'", Gjesti debaton me Rozanën gjatë qëndrimit në 'shpellë'

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Kalo në kategori